Përgjigjur 4G iPhone dhe lista e kontakteve

Pershendetje,
Të nderuar, edhe sa dite nuk do te funksionoj interneti per iPhone?
I kam ndjekur të gjitha instruksionet qe i keni cek në webfaqe, dmth me shkru APN: ipko, pastaj restartim i telefonit etj etj. Interneti nuk eshte duke funksionuar! Shumicen e kohes kam vetem Edge, ndersa edhe rrallhere kur shfaqet 3G funksionon shume dobet, pra nuk ka ndonje ndryshim nga Edge.
Ju rikujtoj qe ndryshimi i kodit shteteror nuk arsyeton problemin aktual, pasi qe 4G funksionon per modelet tjera te telefonave, perpos per iPhone!
Gjithashtu vlen te ritheksoj problemin e paraqitjes se numrave ne vend te kontakteve te regjistruara ne telefon, gje qe ka komplikuar tej mase komunikimin permes kontrates biznes qe ka kompania jone me IPKO.
Meqenese situata e krijuar eshte totalisht ne kundershtim me kushtet e kontrates, ju lus qe ta zgjidhni problemin brenda javes apo te na njoftoni nëse duhet të kalojmë ne tjeter operator për përdorim të sherbimeve 4G, nderkohe qe të marrim masa për shkëputje të kontratës për shkak të mospërmbushjes së kushteve nga ana juaj!!


Online Support [20507]

IPKO Staf

I nderuari Z. Gent,
Pas implementimit të kodit shtetëror të Kosovës, një numër i kufizuar i përdoruesve të telefonave iPhone, po hasë në vështirësi të lidhen me rrjetin 4G. Mungesa e rrjetit 4G në disa pajisje telefonike iPhone, ka të bëjë me reagimin e pajisjes drejt rrjetit të ri. Duam t’ju njoftojmë që IPKO është në komunikim të vazhdueshëm me kompaninë Apple. Inxhinierët e Apple po punojnë në zgjidhjen e kësaj çështjeje, së bashku me ekipin tonë.

Ju faleminderit për mirëkuptimin dhe durimin gjatë këtij procesi të rëndësishëm!

13 Qershor 19 - 17:08
-1

Kam harruar fjalëkalimin

Kyçja

Regjistrohu