Përgjigjur Funksionimi i internetit ne telefon

Pershendetje,
Të nderuar, edhe sa dite nuk do te funksionoj interneti per iPhone. I kam ndjekur instruksionet qe i keni cek ju dmth me shkru APN: ipko, pastaj restartim i telefonit etj etj. Interneti nuk eshte duke funksionuar.
Nga 3 GB (gigabyte) qe i kam për cdo muaj, un i kam hargjuar veq 150 MB (megabyte) per kto 8 ditë. Kjo nenkupton qe interneti nuk eshte duke funsionuar as 3G, shumicen e kohes po rrin vetëm shkronja E në telefon.
E di qe do të arsyetoheni që jeni duke e ndryshuar kodin telefonit "+383" edhe merr koh kjo procedurë.
Me lejoni te ju pyes: qe sa kohë ju e dini qe me daten 1 Qershor duhet me u implementu ky kod ?
Vetem po ua rikujtoj qe ky vendim eshte marr me datën 15.12.2016 dmth keni pasur kohë 2 vite, 5 muaj e 24 ditë deri me sot edhe nuk ju kan mjaftuar qe ta rregulloni menjeher me daten 1 Qershor 2019.
Gjithashtu po ua rikujtoj qe nuk jeni duke ju permbajtur kontratës qe ma keni ofruar.
Po ua ngarkoj ne attachment nje kopje te saj.
Ju lutem shikoni nenin 4.1 ku shkruan:
IPKO do ti ofroje Perdoruesit sherbim te cilesise se larte....
Ku eshte cilesia edhe sherbimi ktu ju lutem ma spjegoni ?
Shikoni edhe nenin 5.2 ku shkruan: brenda 5 ditve duhet te kthehet pergjigja per zgjidhje te problemit !
Shikoni edhe nenin 5.4 ku shkruan: ne rast te nderprerjes se sherbimit per 1 dite, IPKO do te ju kompenzoj 2 ato per 2 dite. Kompenzimi mund te behet ne form te rimbursimit ose duke zgjatur validitetin mvaresisht nga lloji i sherbimit.
Une si klient i juaji po kerkoj kompenzim nga ana juaj sepse po mendoj qe nuk jeni duke e rrespektuar kontraten.

Me respekt.

Dokumente për shkarkim

0 Bytes
0 Bytes

Online Support [5455]

IPKO Staf

I nderuar,

Ju lutem na tregoni numrin kontaktues ku me te cilin keni hasur kete problem ne menyre qe ekipa teknike ta kontrolloj detajisht ankesen tuaj.

Faleminderit,
IPKO

09 Qershor 19 - 23:19
-12

Korab

049 424 828

10 Qershor 19 - 09:18
0

Online Support [20507]

IPKO Staf

I nderuari Z. Korab,
Pas implementimit të kodit shtetëror të Kosovës, një numër i kufizuar i përdoruesve të telefonave iPhone, po hasë në vështirësi të lidhen me rrjetin 4G. Mungesa e rrjetit 4G në disa pajisje telefonike iPhone, ka të bëjë me reagimin e pajisjes drejt rrjetit të ri. Duam t’ju njoftojmë që IPKO është në komunikim të vazhdueshëm me kompaninë Apple. Inxhinierët e Apple po punojnë në zgjidhjen e kësaj çështjeje, së bashku me ekipin tonë.

Ju faleminderit për mirëkuptimin dhe durimin gjatë këtij procesi të rëndësishëm!

13 Qershor 19 - 17:18
-1

Korab

I/e nderuar,
Sikur te kishte ndodhur ndonje defekt "aty per aty" eshte e arsyeshme. Mirpo siq e kam cek ma lart, ju ket e keni dit qe 2 vite e gjysme që duhet me u implementu kodi 383.
Pse nuk e keni ndreq me koh ?
Mos u perpiqni me e lan fajin tek Apple, mirpo fajin mbajeni per vete edhe pergjegjsia eshte e juaja.
Operatorve tjer si esht e mundur qe po ju punon 4G ndersa juve spo ju punon ?
Kodi 383 esht per te gjith operatort !

14 Qershor 19 - 10:22
0

Online Support [5455]

IPKO Staf

I nderuar,
Ju informojme qe ne jemi kompania e pare qe kemi bere implementimin final te kodit +383. Sa i perket 4G eshte shfaq problemi vetem me kete sistem operativ gje qe jemi duke punuar vazhdimisht qe t'ju japim sherbimin me te mire si gjithmone.

Faleminderit,
IPKO

14 Qershor 19 - 10:27
-1

Korab

Pse nuk e keni rregullu me koh ?
keni pas koh 2 vite e gjys !

14 Qershor 19 - 10:37
+1

Online Support [5455]

IPKO Staf

I nderuar,
Ky problem eshte shfaq gjate implementimin. Sic ju informuam me te gjithe llojet tjera eshte ne rregull, ku shume shpejte do te jete per te gjithe sherbimi 4G.
Faleminderit,
IPKO

14 Qershor 19 - 10:52
0

Korab

I/e nderuar,
E kuptoj arsyetimin tuaj, esht e kuptueshme qe po mundohesh me e mbrojt kompanin sepse aty edhe punon (e ki per detyr).
Sidoqoft a mundesh te lutem mem tregu ku duhet me u drejtu me bo kerkes per kompenzim ?
Kerkesen do ta bej pasi qe te zgjidhet ky defekt, mirpo po me intereson me dit ku duhet me u drejtu me bo kerkes ?
Faleminderit.

14 Qershor 19 - 10:59
+3

Kam harruar fjalëkalimin

Kyçja

Regjistrohu