Përgjigjur Nuk lidhet ne rrjetin celular!

Pershendetje,
Nuk e di daten e sakte, por me duket se nga 1 Qershori telefoni nuk me lidhet ne rrjetin. Deri steher ka punuar pa problem permes rrjetit te Telus. Tani me shfaqet ne liste, mirepo nuk lidhet fare. A ka te beje kodi shtetrorë? Ju lutem per ndihmi sepse me duhet numri per ti pranuar SMS e ebankin. Faleminderit

Online Support [5455]

IPKO Staf


I nderuar z.rian,
Ju faleminderit qe keni kontaktuar te kujdesi per kliente.
KO është në fazën e fundit të zbatimit të kodit shtetëror. Hapi përfundimtar i këtij ndryshimi të madh do të ndodhë të shtunën, më 01 qershor, në orët e hershme të mëngjesit.Ky është proces kompleks, prandaj edhe mund të hasni në disa pengesa. Lusim për durimin tuaj, pasi ky është një proces teknik, i përkohshëm.Në rast se keni ndonjë vështirësi, apo nuk keni rrjet, atëherë ju lusim që të shtunën, pas orës 08:00 të mëngjesit, të ndiqni hapat si në vijim:Jam në Kosovë dhe nuk kam rrjet. Çfarë duhet të bëj?Hapi 1 – Fikni dhe ndizni telefonin tuaj (Shënim: nëse lidheni në mënyrë manuale, ju lutemi zgjedhni IPKO ose 221 02 si rrjetin tuaj).Nëse ende nuk keni rrjet:Hapi 2 – Me telefonin e ndezur, largoni kartën SIM dhe pastaj vendoseni përsëri në telefon. Nëse telefoni ju kërkon ta ristartoni, ju lutem ristartojeni (edhe në këtë rast, nëse lidheni në mënyrë manuale, ju lutem zgjedhni IPKO ose 221 02 si rrjetin tuaj).
Faleminderit per mirekuptim,
IPKO

06 Qershor 19 - 13:46
-1

Arian Bej

Faleminderit, por kam frike se ato udhezime nuk pershtaten per situaten time. 1) data 01 Qershor ka kaluar tani 6 dite, 2) Une nuk jam ne Kosove!
Tentova me largu kartelen, me fik telefonin, me dez dhe pastaj me vendose perseri, por pa sukses!

07 Qershor 19 - 08:00
+1

Online Support [5455]

IPKO Staf

I nderuari Z. Arian,

Ju lutem na tregoni numrin ku keni hasur ne kete problem.

Faleminderit,
IPKO

09 Qershor 19 - 23:23
0

Arian Bej

049 456 846
Faleminderit shume

10 Qershor 19 - 18:01
0

Online Support [20507]

IPKO Staf

I nderuari Z. Arian,
Ju njoftojme qe kemi pranuar kerkesen tuaj rreth problemit te aktivizimit te rrethit, dhe se te njejten e kemi drejtuar ne departamentin perkates per ta kontrolluar dhe eshte ne shqyrtim. Ne momentin qe te kemi pergjigje do te informoheni ne kohe.
Faleminderit,
IPKO

13 Qershor 19 - 17:42
0

Arian Bej

Pershendetje, ju lutem me tregoni per gjendjen e kesaj qeshtje! Me duhet te beje pagesen e kredit kartelave dhe pa numer funksional nuk mund te pranoj OTP per ebanking! faleminderit

26 Qershor 19 - 08:00
0

Online Support [20507]

IPKO Staf

I nderuari Z. Arian,
Ju lutem na dergoni numerin e SIM karteles tuaj (numeri i cili gjendet ne kartelen tuaj qe e vendosni ne paratin e telefonit) qe te kemi mundesi te kontrollojme detajisht ankesen tuaj
Faleminderit,
IPKO

26 Qershor 19 - 12:04
0

Arian Bej

Pershendetje,
Eshte: 109090 613236
Flm

27 Qershor 19 - 08:00
0

Online Support [20507]

IPKO Staf

I nderuari Z. Arian,
Me keqardhje ju njoftojme qe kartela qe ju posedoni nuk eshte me valide dhe eshte terminuar, ju lutem drejtohuni ne piken tone kryesore qe te beni kerkes per te riblere kete numer.

Faleminderit,
IPKO

28 Qershor 19 - 22:42
0

Arian Bej

Pershendetje,
Ju lutem me ofroni mundesi tjeter (me Poste, DHL, FedEx)! Une jam me Kanada! Nuk kam se si te vi ne piken tuaj!
Faleminderit

29 Qershor 19 - 08:00
0

Online Support [20507]

IPKO Staf

I nderuari Z. Arian,

Nese ju gjindeni jashte shtetit atehere duhet ta autorizoni dikend qe t’i siguron keto te dhena per juve, autorizimi duhet te jete i zyrtarizuar nga nje Noter i licensuar.

Faleminderit,
IPKO

29 Qershor 19 - 23:04
0

Kam harruar fjalëkalimin

Kyçja

Regjistrohu