Përgjigjur Rreth rrjetit internet mb

Pershendetje kam nje problem pse nuk me ben tani interneti me mb qe nga ndrrimi i kodit te ri shtetror

Online Support [5455]

IPKO Staf

I nderuari Z. Majiqi,

Ju faleminderit qe keni kontaktuar Njesine e Kujdesit ndaj klienteve te IPKO-s.

IPKO po kalon ne fazen e fundit te implementimit te kodit te ri shteteror, duke filluar nga 1 Qershori. Pas implementimit, ne rast te ndonje veshtiresie ju lutemi ndiqni keto hapa:

Nese nuk keni qasje ne rrjet, ju lutemi te ndaleni dhe ndizeni telefonin tuaj dhe selektoni rrjetin manulisht me IPKO apo 221 02 si rrjet tuajin.

Nese problemi vazhdon edhe pas ketyre hapave, lini telefonin e ndezur, largoni kartelen SIM dhe kthejeni prape ne telefonin tuaj dhe perseri e ri-lidheni manulisht me IPKO apo 221 02.

Ne rast se jeni te lidhur ne rrjet dhe nuk ju funksionon interneti ne mobil, ju lutemi sigurohuni qe ta keni APN te konfiguruar IPKO.

Per me shume informata ju lutem klikoni ne vegëzen:
https://www.ipko.com/informata-per-kodin-e-ri-shteteror-383/
Ne ju falenderojme per durimin tuaj gjate implementimit te kodit te ri shteteror, ju lutem na shkruani perseri per cfardo qe mund te ju ndihmojme.

Me respekt,
IPKO

01 Qershor 19 - 21:00
-1

Kam harruar fjalëkalimin

Kyçja

Regjistrohu