Informata per kyqje ne internet ne mobil

Prej sot, përdoruesit e telefonisë mobile IPKO të cilët duan te lidhen ne internetin në mobil dhe të njëjtit nuk e kanë të aktivizuar ndonjërën nga pakot e internetit në mobil, do të hasin në një ndryshim, i cili përdoruesve tanë synon të ju ofrojë më shumë kapacitet të internetit, dhe përvojë më të mirë të shfletimit të internetit nga pajijset e mençura mobile.

Tani, për lidhjen e parë të internetit në mobil, përdoruesi duhet të ketë së paku 0.28 EUR në llogarinë e tij të telefonit, për ta bërë rezervimin e 500 kilobajtëve të internetit në telefon.

Megjithatë qe ta evitoni kete, IPKO ju inkurajon që të zgjedhni ndonjërën nga pakot ekzistuese të internetit në mobil, për të marrë përvojën më të mirë të shfletimit të internetit, pa menduar për shpenzimin e kapacitetit, apo koston e kilobajtëve apo megabajtëve të cilat ju i shpenzoni për qasje në internet.

Zgjedhni ndonjërën nga pakot të cilat i përshtaten kërkesës apo buxhetit tuaj të planifikuar për internetin në mobil.  

http://www.ipko.com/telefonia-mobile/interneti-ne-mobil/pakot-dhe-cmimet

Shpërndaje

+Shtro Pyetje të re
M'kryjti punë! Nuk m'kryjti punë!
Vlerësimi i përgjithshëm:

Kam harruar fjalëkalimin

Kyçja

Regjistrohu